• e enjte, 26 dhjetor 2024

Duma ruse ka rritur kufirin e moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Duma ruse ka rritur kufirin e moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

 Moskë, 25 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti rus votoi sot rritjen e kufirit të moshës për shërbim të detyrueshëm ushtarak nga 27 në 30 vjeç, pasi konflikti i armatosur në Ukrainë hyri në muajin e 18-të.

Para se të hyjë në fuqi, teksti ende duhet të miratohet nga Këshilli i Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe të nënshkruhet nga Presidenti Vladimir Putini, që në këtë rast do të jetë një formalitet.

 “Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e moshës 18 deri në 30 vjeç do të thirren për shërbimin ushtarak”, thuhet në dispozitat e ligjit të miratuar në leximin e dytë dhe të tretë në Dumën ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e cila është faza më e rëndësishme për procesin legjislativ të vendit.

 Kjo masë lejon një rritje të konsiderueshme të numrit të ushtarëve aktivë rusë pa përdorur një mobilizim të ri të rezervistëve të mundshëm. Moska ka mobilizuar tashmë rreth 300.000 ushtarë në shtator të vitit 2022 për ofensivën e saj në Ukrainë.

 Sipas ligjit, rekrutëve u ndalohet gjithashtu të largohen nga territori rus që nga momenti kur byroja e rekrutimit u dërgon atyre një urdhër shërbimi ushtarak.

Me tjetër ligj, të miratuar gjithashtu sot, rrit gjobat në 30.000 rubla (rreth 300 euro) për mosparaqitje në ushtri pa ndonjë arsye të vlefshme pas marrjes së thirrjes për shërbimin ushtarak.

Parlamenti rus tashmë ka miratuar një ligj në prill që e bën më të lehtë për rusët mobilizimin duke rritur mënyrën se si bëhen thirrjet.

Ligji, gjithashtu, ua vështirëson jetën atyre që refuzojnë të përgjigjen, duke i penguar ata të punojnë si sipërmarrës, të marrin kredi ose të kenë apartamentin ose automjetet e tyre.

Shumë rusë, për shkak të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak njëvjeçar, deri më tani kanë shmangur thirrjet duke mos qenë në adresën e tyre zyrtare ose duke dhënë ryshfet rekrutuesiveose mjekëve.

Për muaj të tërë, Kremlini ka mohuar se dëshiron të nisë një valë të re mobilizimi për një ofensivë në Ukrainë. Vala e mëparshme bëri që dhjetëra mijëra rusë të shkonin jashtë vendit. qa/ar/

  

QËNDRONI TË LIDHUR