Duma ruse e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit me Korenë e Veriut
- Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma Shtetërore, sot e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:51, 24 tetor, 2024
Moskë, 24 tetor 2024 (MIA) - Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, Duma Shtetërore, sot e ratifikoi marrëveshjen e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Sipas dokumentit, nëse njëra nga palët i nënshtrohet një sulmi të armatosur, tjetra do të ofrojë menjëherë ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër.
Presidenti rus Vladimir Putini dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong Un e nënshkruan paktin gjatë vizitës së Putinit në Phenian në qershor.
Rusia dhe Koreja e Veriut kanë forcuar bashkëpunimin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa Koreja e Jugut dhe Ukraina kanë thënë se po përgatiten të vendosin trupa të Koresë së Veriut për të mbështetur palën ruse.
Foto: Arkivi i MIA-s