• e enjte, 18 korrik 2024

Duda: Ukraina mund të marrë pjesë në hetimin për incidentin në Przhevodov vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare

Duda: Ukraina mund të marrë pjesë në hetimin për incidentin në Przhevodov vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare
Varshavë, 17 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda sot deklaroi se Ukraina mund të marrë pjesë në hetimin polako-amerikan për incidentin në fshatin Przhevodov vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare. "Që të mund të flitet për pjesëmarrje në hetim, duhet të zbatohen rregullat adekuate të së drejtës adekuate. Kjo çdoherë është në shtrirjen e së drejtës juridike, Nëse mysafirët nga Ukraina dëshirojnë të shohin se si zhvillohet hetimi, mund t'u tregohet. Por, të marrin pjesë në hetim, të kenë qasje drejt dokumenteve, informatave për atë nevojiten baza konkrete sipas së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve", theksoi Duda. Në Przhevodov, në Poloninë lindore, ku supozohet se më 15 nëntor ra raketa ukrainase për mbrojtje kundërajrore dhe e humbën jetën dy persona, Duda e vizitoi vendin e fatkeqësisë dhe bisedoi me familjet e viktimave. "Sipas bindjes sonë dhe bindjes së ekspertëve, ndodhi fatkeqësia, absolutisht e paqëllimshme. raketa nuk i ishte drejtuar Polonisë, nuk mund të shihet si sulm ndaj Polonisë. Lufta zhvillohet jashtë kufijve tanë. Rusia gjuajti disa qindra raketa drejt Ukrainës. Ukraina u mbrojt, dhe kjo ndodhi", theksoi Duda. Ai shtoi se incidenti në Przhevodov "në njëfarë mënyre është tragjedi e përbashkët polake dhe ukrainase". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR