• e enjte, 26 dhjetor 2024

Duda: Ukraina duhet të marrë aeroplanë që mund të përballen me ata rusë

Duda: Ukraina duhet të marrë aeroplanë që mund të përballen me ata rusë
Varshavë, 6 prill 2023 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda sot theksoi se Ukraina duhet të marrë aeroplanë të cilët mund të përballen me forcat ajrore ruse dhe se vendi i tij është gati, përveç 14 avionëve MIG 29 të prodhimit sovjetik që tashmë i ka lënë mënjanë, gradualisht t'i dërgojë edhe MIG-të e tij të mbetur, të cilët do të fillojnë të mbërrijnë, të porositura në Korenë e Jugut dhe SHBA.

Ai tha se vendi i tij nuk do të dërgojë MIG 29 në Ukrainë, të cilat, siç e pranoi, ndërsa paralajmëruan edhe zyrtarët ukrainas se janë të vjetruara sipas standardeve të NATO-s, derisa Forcat Ajrore Polake të marrin 48 FA 50 nga Koreja e Jugut.

Lidhur me aeroplanët amerikanë F-16, Duda tha se Ukraina nuk mund të llogarisë në dorëzimin e tyre nga Polonia, sepse, siç theksoi, kanë pak prej tyre, është e nevojshme të trajnohen pilotët ukrainas, gjë që kërkon shumë kohë, ndërsa gjithashtu kërkohet edhe miratim nga SHBA-ja.

"Në samitin në Nato në Vilnus në qershor do të përpiqemi të bindim aleatët se ndihma nuk duhet të ndalet, në mënyrë që të mos paraqitet ndonjë efekt negativ që mund të quhet lodhje lufte - mjaft nga kjo luftë, të ndalojmë së ndihmuari, ndoshta lufta do të përfundojë. Nëse ne ndalojmë së ndihmuari, ajo luftë do të përfundojë me fitoren e Rusis. ndërsa bota nuk guxon ta lejojë këtë"; deklaroi Duda. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR