• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Duda: Duhet të jemi të gatshëm për incidente të tjera

Duda: Duhet të jemi të gatshëm për incidente të tjera
Varshavë, 18 nëntor 2022 (MIA) - Polonia duhet të jetë e gatshme për incidente të tjera lidhur me luftën ruse në Ukrainë, paralajmëroi sot presidenti polak, Andzhej Duda, cituar nga DPA. "Për fat të keq, duhet të jemi të gatshëm për incidente të tjera të tilla në kufirin tonë", tha presidenti polak, duke menduar për raketën e cila ra të dielën në territorin polak. Duda ishte kategorik se Polonia do të bëjë gjithçka për ta parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi, edhe pse në incident nuk ishte e mundur që mbrojtja kundërajrore polake të reagojë dhe ta rrëzojë predhën, shkruajnë mediumet polake. Presidenti polak tha se asnjë vend në botë nuk ka sistem të tillë mbrojtës që mund ta mbrojë tërë territorin e vet, posaçërisht aq afër kufirit, nëse nuk ka objekte strategjike, kritike të cilët ruhen në mënyrë të posaçme. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR