• e enjte, 26 dhjetor 2024

Duda do ta emërojë kryeministrin e ri polak

Duda do ta emërojë kryeministrin e ri polak

Varshavë, 6 nëntor 2023 (MIA)  - Presidenti polak Andzhej Duda sonte do ta shpallë vendimin e tij për emërimin e kryeministrit të ri pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, tha shefi i zyrës së tij.

Pas konsultimeve dhe shqyrtimit të thellë, presidenti Duda mori vendim lidhur me të ashtuquajturin hapin e parë (emërimin e qeverisë). Vendimi është përfundimtar, ka shkruar shefi i zyrës së presidentit, Marçin Mastalarek në rrjetin social "X", duke shtuar se Duda do të mbajë fjalim televiziv gjatë ditës së sotme.

 Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila ka qeverisuar me Poloninë në tetë vitet e fundit, i fitoi zgjedhjet më 15 tetor, por humbi shumicën absolute dhe me siguri nuk do të gjejë partner të koalicionit. 

 Tre partitë pro-evropiane të cilat kanë shumicë në Parlament  pohojnë se janë të gatshëm të formojnë një qeveri të udhëhequr nga Donald Tusk, lideri i Koalicionit Qytetar, dhe i  bënë thirrje Dudës që të mos e shtyjë emërimin.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR