• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Duda dënon reformat në media

Duda dënon reformat në media

Varshavë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e re polake e udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk, zbaton reforma në mediat shtetërore që ngjasojnë me "anarkinë", deklaroi sot presidenti Andzhej Duda.

Siç transmetojnë agjencitë, tensionet janë rritur midis Dudës dhe qeverisjes së re proevropiane të Tuskut i cili të mërkurën ka mbyllur programin publik të lajmeve dhe shkarkoi drejtorët e mediave shtetërore "në përpjekje për të rivendosur paanshmëri".

Mediat shtetërore, duke përfshirë edhe kanalin TVP Info u akuzuan se gjatë kohës së qeverisjes, ato u bënë mjet për propagandën nacionaliste të partisë Drejtë dhe Drejtësi (PiS), aleat i së cilës ishte Duda.

Presidenti i Polonisë për radion private Zet deklaroi se ka ndryshime të papritura dhe shkelje të Kushtetutës, pasi, siç thekson ai, "janë shkelur disa procedura parlamentare".

"Këto veprime janë krejtësisht joligjore. Kjo është anarki", theksoi Duda.

Si përgjigje e apelit të presidentit, Tusk shtoi se aktivitetet e qeverisë së tij kanë për qëllim "kthimin e rendit juridik dhe mirësjelljes së përgjithshme në jetën publike". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR