• e enjte, 26 dhjetor 2024

Duda: Atë që aleatët perëndimorë ia ofruan Ukrainës nuk është mjaftueshëm absolutisht

Duda: Atë që aleatët perëndimorë ia ofruan Ukrainës nuk është mjaftueshëm absolutisht

Vilnus, 12 korrik 2023 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda në Samitin e NATO-s në Vilnus deklaroi se atë që aleatët perëndimorë ia kanë ofruar Ukrainës "absolutisht nuk është mjaftueshëm", edhe pse është qartë se ajo nuk mund të hyjë në NATO derisa zgjat lufta me Rusinë, pasi anëtarësimi Ukrainës automatikisht do ta tërheq edhe Perëndimin në luftë.

"Propozimet e deritanishme absolutisht nuk janë të mjaftueshme. Shpresoj se për disa vite Ukraina do të jetë anëtare e plotëfuqishme e NATO-s. Duhet të jemi unikë që të mund flasim për anëtarësim të plotëfuqishëm të Ukrainës në këtë moment, që sot të vendosim Ukraina të jetë anëtare, të paktën nesër", deklaroi presidenti Duda.

Ai theksoi se është qartë se Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s derisa zgjat lufta.

"Për shkak të luftës aktuale dhe duke e marrë parasysh nenin 5 nga Pakti dhe mbrojtja kolektive, tani nuk është e mundur të anëtarësohet në NATO", tha Duda, i cili po ashtu paralajmëroi se nuk është as e mundur të thuhet se kur Ukraina do të mund të marrë anëtarësim të plotëfuqishëm.

Sipas presidentit polak, hyrja e një vendi aq të madh si Ukraina, me aq resurse të mëdha natyrore, armatë të madhe me përvojë të madhe në luftë, do të jetë përforcim i madh për NATO-n.

Anëtarët e NATO-s dje kanë arritur marrëveshje për tekstin e deklaratës për pranimin e ardhshëm të Ukrainës, i cili përmbante formulacion se "do të ftojnë Ukrainën kur të lejojnë kushtet". Por, edhe krahas shpresave të Kievit zyrtar, deklarata nuk përmban kurrfarë afatesh kohore, njoftoi Radio shtetërore polake. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR