• e shtunë, 13 korrik 2024

Droni ukrainas goditi një depo të naftës në rajonin e Rostit

Droni ukrainas goditi një depo të naftës në rajonin e Rostit

Rost/Kiev, 13 korrik 2024 (MIA) - Fluturakja ukrainase pa pilot mbrëmë ka goditur një depo nafte në rajonin Cimljanski, në rajonin rus Rost, pas çka shpërtheu zjarr.

Guvernatori i rajonit, Vasilij Golubev në Telegram kumtoi se sipas informatave të para, nuk ka të vdekur dhe të lënduar në sulmin ukrainas.

Ushtria ukrainase, ndërkaq, kumtoi se janë rrëzuar katër dronë rusë në rajonet Donjeck dhe Harkov. Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, gjeneral-koloneli Nikolla Oleshuk, deklaroi se një dron rus e braktisi hapësirën ajrpre të Ukrainës dhe u nis drejt rajonit Gomel në Bjellorusi. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR