• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtuesit e disa shtëpive mediatike botërore kanë shkruar një letër duke i kërkuar Izraelit të mbrojë gazetarët në Gaza

Drejtuesit e disa shtëpive mediatike botërore kanë shkruar një letër duke i kërkuar Izraelit të mbrojë gazetarët në Gaza

Nju-Jork/Londër/Paris, 2 mars 2024 (MIA) - Drejtuesit e disa shtëpive botërore të medias kanë nënshkruar një letër duke u kërkuar autoriteteve izraelite të mbrojnë gazetarët në Gaza, duke thënë se gazetarët punojnë në kushte të paprecedentë dhe përballen me "rrezik të madh personal" gjatë sulmeve të Izraelit në enklavë.

Ndër shtëpitë mediatike, kryeredaktorët e të cilave nënshkruan letrën dy ditë më parë, janë Asoshieted Pres, AFP, Rojters, Nju- Jork Tajms, Uashington Post, Bi-Bi-Si, Si-En-En, Gardian, Fajnenshëll Tajms, Der Shpigel dhe Haarec.

Në luftën ndërmjet Izraelit dhe Gazës deri më tani janë vrarë të paktën 94 gazetarë, dhe shumica prej tyre, 89 gjithsej, janë palestinezë të vrarë nga armata izraelite, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili publikoi një letër të nënshkruar nga drejtuesit e 59 organizatave gazetareske.

CPJ deklaron se kjo luftë është "më e rrezikshme për gazetarët".

Izraeli mohon që qëllimisht kishte vënë në shënjestër gazetarët dhe civilët, duke thënë se po sulmonte vetëm grupin islamik palestinez Hamas, i cili sundon Gazën dhe sulmoi Izraelin më 7 tetor.

"Këta gazetarë vazhdojnë të raportojnë pavarësisht rrezikut serioz personal. "Ata vazhdojnë pavarësisht humbjes së familjes, miqve dhe kolegëve, shkatërrimit të shtëpive dhe zyrave, zhvendosjeve të vazhdueshme, ndërprerjeve në komunikim dhe mungesës së ushqimit dhe karburantit", thuhet në letër.

"Gazetarët janë civilë dhe autoritetet izraelite duhet të mbrojnë gazetarët si jo-luftëtarë sipas ligjit ndërkombëtar", shtohet në letër. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR