• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtuesit e BRIKS-it arritën një marrëveshje për të zgjeruar grupin prej pesë anëtarësh me anëtarë të rinj

Drejtuesit e BRIKS-it arritën një marrëveshje për të zgjeruar grupin prej pesë anëtarësh me anëtarë të rinj

Johanesburg, 23 gusht 2023 (MIA) - Liderët e BRIKS-it kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e organizatës, njoftoi sot ministri i  Punëve të Jashtme të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.

Marrëveshja e zgjerimit i hap rrugën dhjetëra vendeve kandidate të interesuara që të paraqesin arsyet e përfshirjes ndaj grupit, raportojnë mediat britanike.

Zgjerimi i BRIKS-it ishte tema kryesore e samitit që po mbahet në Johanesburg.

Ndërsa të gjithë anëtarët e BRIKS-it kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për zgjerimin e bllokut, ndarja midis liderëve ka dalë në pah për shpejtësinë e zgjerimit dhe numrin e anëtarëve të rinj të mundshëm.

Anëtarët e BRIKS-it janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR