• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtoria policore e Federatës së BeH-së do të kontrollojë pretendimet nëse Radoiçiq ka marrë armë nga Tuzlla

Drejtoria policore e Federatës së BeH-së do të kontrollojë pretendimet nëse Radoiçiq ka marrë armë nga Tuzlla

Banja Llukë, 3 tetor 2023 (MIA) -  Drejtoria Policore e Federatës së Bosnja e Hercegovinës (FUP) do të kontrollojë nëse janë të sakta informacionet e prokurorisë serbe se Milan Radoiçiq, i cili është organizatori i sulmit ndaj policisë në Kosovë, ka blerë armë nga Tuzlla.

Drejtori i FUP-it Vahidin Munjiq tha se do të kontrollojë se sa i saktë është ky informacion.

"Drejtoria Federale e Policisë po ndërmerr aktivitete në lidhje me kontrollimin e pretendimeve nëse personi Milan Radoiçiq ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të lartë shkatërruese nga Tuzlla nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator", tha Munjiq për portalin e Sarajevës Klik (klix.ba). 

Ai shtoi se nesër do të kërkojë informata zyrtare nga Serbia se si kanë ardhur deri te ky përfundim.

"Nesër në mëngjes do të kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Serbisë që të na japin informacione të arritshme", tha Munjiq.

Radoiçiq është marrë në pyetje në Beograd, ku janë ngritur dyshime se ai dhe disa persona të panjohur kanë kryer krime të bashkimit me qëllim të kryerjes së krimeve, për prodhim, posedim, mbajtje dhe tregtim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Agjencia Beta rikujton se gjatë shprehjes së dyshimeve, Prokuroria e Serbisë pretendon se Radoiçiq ka marrë armët në Tuzlla të Bosnja e Hercegovinës.

Prokuroria deklaroi se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator të të njëjtit vit, Radoiçiqit i janë dorëzuar armët në territorin e Beogradit, të cilat i ka blerë nga Tuzlla dhe më pas i ka transportuar për në Kosovë. sa/

Foto: Skrinshut Kliks.ba

 

QËNDRONI TË LIDHUR