• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtoria Doganore: Për shkak të zjarrit është vështirësuar lëvizja në Bogorodicë, qytetarët t'i shfrytëzojnë vendkalimet e tjera drejt Greqisë

Drejtoria Doganore: Për shkak të zjarrit është vështirësuar lëvizja në Bogorodicë, qytetarët t'i shfrytëzojnë vendkalimet e tjera drejt Greqisë

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Drejtoria Doganore i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, për momentin është vështirësuar lëvizja për dalje dhe hyrje në shtet përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Për shkak të kësaj Drejtoria Doganore ju bën thirrje qytetarëve që t'i shfrytëzojnë vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë. 

Më parë sot Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për shkak të një zjarri i cili shpërtheu në anën greke, për momentin është ndërprerë qarkullimi përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Ndërmerrem masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, përsëri do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar. 

Nga LAMM bënë thirrje që automjetet të rikahëzohen drejt Vendkalimit kufitar Dojran.

"Me kujdes e ndjekim situatën dhe me kohë do t'i informojmë qytetarët kur vendkalimi do të vendoset plotësisht në funksion", shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR