• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtori i teatrit Bolshoj ka dhënë dorëheqje pasi kritikoi luftën në Ukrainë

Drejtori i teatrit Bolshoj ka dhënë dorëheqje pasi kritikoi luftën në Ukrainë

Moskë, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Drejtori i teatrit me famë botërore Bolshoj në Moskë, Vlladimir Urin, ka ofruar dorëheqje pasi kritkoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

"Sot ju them lamtumirë juve, sepse sot është dita ime e fundit në punë në teatrin Bolshoj", i tha 76 vjeçari stafit me një inçizim që filloi të qarkullonte dje në rrjetet sociale.

Zëdhënësja e teatrit sot për DPA ka konfirmuar vërtetësinë e inçizimit, duke shtuar se së shpejti do të publikohet kumtesë zyrtare.

Urin ishte në mesin e figurave kulturore ruse, të cilët kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Ukrainë në një letër të hapur, të botuar vitin e kaluar.

Mediat shtetërore ruse, të cilët raportuan për largimin e tij, nuk kanë përmendur shkakun.

Kryeministri rus emëroi sot maestron kontrovers Valeri Gergiev, i cili është aleat i presidentit Vlladimir Putin, për të drejtuar teatrin Bolshoj.

"“Mihail Mishustin ka nënshkruar urdhër për emërimin e Valeri Gergievit drejtor të përgjithshëm të teatrit Bolshoj për një periudhë pesëvjeçare", njoftoi Qeveria ruse në një deklaratë për mediat sociale.

Gergiev, (70) ka humbur postin e tij si dirigjent kryesor të Orkestrit filarmonik të Mynihut disa ditë pasi filloi pushtimi i Putinit në Ukrainë, pasi qartë nuk u prononcua kundër luftës. Deri tani, ai drejtoi teatrin Marinski në Shën Petersburg. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA

QËNDRONI TË LIDHUR