• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së mohon akuzat e Izraelit për bashkëpunim të fshehtë me Hamasin

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së mohon akuzat e Izraelit për bashkëpunim të fshehtë me Hamasin

Gjenevë, 26 janar 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot i ka mohuar akuzat e Izraelit se organizata është në bashkëpunim me Hamasin sepse injoron provat izraelite të "përdorimit ushtarak" të spitaleve në Rripin e Gazës.

Gebrejesus në rrjetet sociale paralajmëron se pretendimet janë "të dëmshme" dhe mund të rrezikojnë stafin e OBSH-së "që po rrezikojnë jetët e tyre" në Gazë. 

"Si agjenci e Kombeve të Bashkuara OBSH-ja është e paanshme dhe punon për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve", tha shefi i organizatës.

"OBSH-ja hodhi poshtë akuzat e Izraelit në mbledhjen e djeshme të Bordit se OBSH-ja është në 'kolaps' me Hamasin dhe 'mbyllë sytë' ndaj vuajtjeve të pengjeve që mbahen në Gazë", shkruan Gebrejesus në “X”.

Ambasadorja e Izraelit në KB në Gjenevë, Meirav Ejlon Shahar dje deklaroi se Hamasi është vendosur në spitalet në Gazë dhe po përdor njerëzit si mburoja njerëzore në territorin palestinez.

"Në çdo spital që IDF-ja (Forcat izraelite të mbrojtjes) kontrolluan në Gazë, gjetën prova të përdorimit ushtarak nga Hamasi", tha ambasadorja.

Ajo vlerësoi se OBSH-ja e injoron vazhdimisht këtë “provë të pakundërshtueshme” dhe se nuk bëhet fjalë për paaftësi, por për marrëveshje të fshehtë.

Ambasadorja izraelite shtoi se OBSH-ja e dinte që pengjet po mbaheshin në spitale dhe se terroristët po vepronin në to.

"Edhe kur u paraqitën prova konkrete të asaj që po ndodhte nën tokë dhe mbi tokë, OBSH-ja zgjodhi të mbyllte një sy, duke rrezikuar ata që duhej të mbronte", tha ajo. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR