• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it në takim me Zelenskin në Kiev pas inspektimit në centralin bërthamor Zaporozhje

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it në takim me Zelenskin në Kiev pas inspektimit në centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski kumtoi se sot do të takohet me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi në Kiev, pas vizitës së tij në centralin bërthamor Zaporozhje, i cili është nën kontroll të Rusisë nga fillimi i luftës.

Zelenski dhe kryeministri i Holandës, Dik Shof, dje e kanë vizituar Zaporozhjen, qytet që gjendet në anën tjetër të lumit Dnjepër, në verlindje të elektranës bërthamore, ku lideri ukrainas përsëriti se Perëndimi duhet të dërgojë më shumë armë me rrezeveprimi të gjatë për Kievin.

Kryeministri holandez e përsëriti përkrahjen dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme të vendit të tij gjatë vizitës së djeshme në linjen e frontit në Zaporozhje, njoftoi DPA, duke i referuar postimit të tij në platformën "Iks".

Zelenski sqaroi se pas vizitës të Grosit në centralin Zaporozhje, do të takohet me të në Kiev. Presidenti ukrainas shtoi se në këtë moment nga lufta nuk është e mundur që Ukraina ta kthejë kontrollin ndaj centralit bërthamor. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR