• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Drejtori i “Gugëll”-it vitin e kaluar ka marrë 226 milionë dollarë paga dhe bonuse

Drejtori i “Gugëll”-it vitin e kaluar ka marrë 226 milionë dollarë paga dhe bonuse

 Los Anxhelos, 20 prill 2023 (MIA) - Sundar Piçaj, drejtori ekzekutiv i "Alfabet" - kompania amë e "Gugëllit"-it, ka marrë gjithsej 226 milionë dollarë paga dhe kompensim në vitin 2022, që është më shumë se 800 herë më shumë se paga mesatare e kompanisë. Paga e tij vjetore, përndryshe, është dy milionë dollarë,  theksohet në raportin që kompania ia ka dorëzuar rregullatorit.

Paga mesatare vjetore e të punësuarve në "Alfabet" për vitin 2022 ka qenë 279.802 dollarë. Por, për punën e vitit të kaluar, Piçaj është shpërblyer me 218 milionë dollarë, ndërsa paketa e bonuseve përfshin gedhe pothuajse gjashtë milionë dollarë siguri personale. 

Ndryshe, drejtorët e tjerë të "Alfabet"-it dhe "Gugëll"-it fituan afërsisht 22 deri në 35 milionë dollarë në shpërblime vjetore të aksioneve, thekson raporti. Kjo u publikua Ajo në kohën kur “Alfabeti” filloi me ristrukturimin e punës, duke përfshirë edhe uljen e numrit të punëtorëve për 12.000, që filloi  në janar dhe arrin gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të ë punësuarve.

 Drejtoresha financiare e "Gugëll"-it,  Rut Porat, në fillim të prillit paralajmëroi se kompania do të arrijë kursime  me uljen e numrit të laptopëve dhe shërbimeve. Përveç kësaj, bonuset e drejtorëve ekzekutivë janë bërë një temë veçanërisht e ndjeshme në industrinë e teknologjisë, veçanërisht pas një vale pushimesh nga puna në një numër kompanish.

Drejtori ekzekutiv i "Ejpëll"-it , Tim Kuk, për shembull, uli pagesate tij për këtë vit, pas pakënaqësisë dhe zemërimit te të punonësuarit pasi ai për vete mori 100 milionë dollarë në pagë dhe bonuse për dy vitet paraprake. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR