• e enjte, 26 dhjetor 2024

Drejtori i CIA-s në negociatat në Kajro inicioi propozim të ri për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit

Drejtori i CIA-s në negociatat në Kajro inicioi propozim të ri për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit

Kajro, 9 prill 2024 (MIA) - Drejtori i i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) Bill Barns në mbledhjen e mbajtur në Kajro paraqiti propozim të ri për negociatat për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, njofton Si-En-En duke cituar burim anonim. 

Propozimi amerikan përfshinë lirimin e më shumë palestinezëve nga burgjet izraelite në këmbim të 40 pengjeve të cilat i mban Hamasi në Gazë. 

Burimi theksoi se SHBA-ja do të dëshironte gjithashtu që palestinezët nga Gazën veriore të cilët u larguan nga jugu për shkak të luftës, të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në mbledhjen që u mbajt në fundjavë, morën pjesë zyrtarë të Katarit, Egjiptit dhe Izraelit dhe të gjithë thuhet se konfirmuan se do të studionin propozimin e ri të Uashingtonit.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Hamasit në Kajro u takuan me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane, njoftuan mediat lokale.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit shpërtheu më 7 tetor, pasi grupi militant palestinez kreu sulme terroriste në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 250 persona. Në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës deri tani janë vrarë më shumë se 33.100 palestinezë, gjithnjë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë e cila kontrollohet nga Hamasi. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR