• e shtunë, 23 nëntor 2024

Drejtori i CIA-s Bërns dhe deputetët e posaçëm Mekgurk dhe Holshtajn sot për vizitë në Izrael dhe Egjipt

Drejtori i CIA-s Bërns dhe deputetët e posaçëm Mekgurk dhe Holshtajn sot për vizitë në Izrael dhe Egjipt

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) - Funksionarë të lartë amerikanë duke përfshirë edhe drejtorin e CIA-s, Uilliam Bërns dhe deputetët Bret Mekgurk dhe Amos Hohshtajn sot do të vizitojnë Egjiptin dhe Izraelin, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, deklaroi se komandanti i komandës qendrore të SHBA-së, gjenerali Majkll Erik Kurila është gjithashtu në rajon dhe do ta vizitojë Izraelin si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të diskutuar për Iranin, Libanin dhe lirimin e pengjeve të cilët mbahen nga grupi militant palestinez Hamas.

Shtytja e fundit diplomatike vjen gjatë përpjekjeve për t'i dhënë fund armiqësive midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.

Në pyetjen për mundësinë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut në javët në vazhdim, Zhan-Pjer tha se Shtëpia e Bardhë shpreson se kjo do të arrihet dhe se ishte e përkushtuar për arritjen e disa marrëveshjeve diplomatike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR