• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtori i ANEB-it për vizitë në centralin bërthamor Zaporozhje

Drejtori i ANEB-it për vizitë në centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev, 29 mars 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot arriti në qytetin Energodar dhe termocentralin bërthamor Zaporozhje me qëllim të konstatojë gjendjen në objekt.

Ai në Energodar ka arritur i shoqëruar nga këshilltari i drejtorit të përgjithshëm të “Rosenergoatom”, Renat Korça.

Grosi deklaroi se luftimet në afërsi të termocentralit në Zaporozhje po bëhen gjithnjë e më intensive dhe se situata nuk po përmirësohet, duke shtuar se ANEB po rishikon një koncept të ri për mbrojtjen e centralit bërthamor i cili parasheh ngushtimin e zonës së sigurisë.

"Jemi duke zhvilluar një koncept të dizajnuar për më shumë mbrojtje lokale të fabrikës", thekson Grosi.

Ai dje deklaroi se po përpiqej të arrinte një marrëveshje mbi masat mbrojtëse për termocentralin bërthamor të Zaporozhjes të okupuar nga Rusia, duke shtuar se ka përshtatur propozimet e tij në përpjekje për të arritur "përparim në negociata".

Megjithatë, po bëjmë disa ndryshime dhe po i përshtatim propozimet që vendosim në tryezën e bisedimeve, theksoi dje Grosi, duke shtuar se është e mundur të vendoset “një lloj mbrojtjeje”.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për konceptin e mbrojtjes territoriale, por për idenë e vendosjes së rregullave se çfarë duhet të bëjë çdo individë në atë zonë për të shmangur një katastrofë bërthamore. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR