Drejtoresha e Shërbimit sekret dha dorëheqje për shkak të atentatit ndaj Trampit
- Drejtoresha e Shërbimit sekret amerikan Kimberli Çitll sot dha dorëheqje pas kritikave se agjencia e saj nuk arriti ta parandalojë përpjekjen për atentat ndaj ish presidentit Donald Tramp në tubimin parazgjedhor në Pensilvani këtë muaj, publikuan mediat amerikane.
- Post By Sara Ademi
- 18:30, 23 korrik, 2024
Uashington, 23 korrik 2024 (MIA) - Drejtoresha e Shërbimit sekret amerikan Kimberli Çitll sot dha dorëheqje pas kritikave se agjencia e saj nuk arriti ta parandalojë përpjekjen për atentat ndaj ish presidentit Donald Tramp në tubimin parazgjedhor në Pensilvani këtë muaj, publikuan mediat amerikane.
Çitl dje ishte dëgjuar para Komisionit për inspektim të Dhomës Përfaqësuese për procedurat e Shërbimit Sekret para atentatit të Trampit më 13 korrik në qytetin Batler.
Në atë seancë, Çitl refuzoi të jepte dorëheqjen, duke thënë se ajo ishte personi më i kualifikuar për të udhëhequr Shërbimin Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e presidentit, nënpresidentëve, familjeve të tyre dhe kandidatëve kryesorë presidencialë. sa/
Foto: Uikipedia