• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Drejtoresha e INSTAT-it shqiptar i hodhi poshtë akuzat për manipulime me rezultatet e regjistrimit

Drejtoresha e INSTAT-it shqiptar i hodhi poshtë akuzat për manipulime me rezultatet e regjistrimit

Tiranë, 2 korrik 2024 (MIA) - Pas një varg reagimesh rreth rezultateve, nga regjistrimi i popullsisë dhe amvisëritë që në Shqipëri ishte zbatuar në vitin 2023, reagoi drejtoresha e Institutit të Statistikës, INSTAT, Elsa Dhuli, duke thënë se procesi i regjistrimit ishte transparent dhe i bërë me profesionalizëm. 

Tha se merr përgjegjësi të plotë për saktësinë e e rezultateve sepse regjistrimi ka prodhuar statistikë të saktë për popullsinë dhe amvisëritë, në përputhje me rekomandimet dhe standardet e reja ndërkombëtare. 

"Regjistrimi ofron informacion të përditësuar mbi popullsinë rezidente në Shqipëri dhe karakteristikat e tyre gjeografike, demografike, ekonomike, arsimore, migracionin, amvisëritë dhe banesave. Ne marrim përgjegjësinë e plotë për saktësinë e të dhënave, të cilat janë marrë nga anketuesit që shkuan derë më derë për të mbledhur të dhëna", tha Duli, duke hedhur poshtë akuzat për manipulim të numrave.

Ajo i hodhi poshtë edhe akuzat për vonesën në publikimin e rezultateve, që sipas opozitës, është me qëllim për manipulimin e rezultateve. 

"Rezultatet përfundimtare nga regjistrimi janë publikuar për kohë rekorde prej shtatë muajve", tha ajo.

Ky operacion statistikor ishte bërë nga 18 shtatori deri më 30 tetor ndërsa në disa rajone rurale është vazhduar deri më 15 nëntor, përderisa rezultatet ishin paralajmëruar se do të publikohen më 19 qershor e pastaj ishin shtyrë për më 29 qershor. 

Sipas INSTAT regjistrimi ka pasur koeficient të mbulimit nga 97 për qind, përderisa vetëm një numër i vogël i njerëzve kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e anketuesve. 

Popullsia rezidente në Shqipëri sipas regjistrimit është 2.402.113 persona, me uljen prej 420 mijë njerëz, sa i përket Regjistrimit nga viti 2011, opozita thotë se nuk ka më shumë se 1,4 milionë. 

Rezultatet e zgjedhjeve rreth numrit, në bazë etnike, nuk i pranojnë, Partia dhe shoqatat e maqedonasve, si dhe grekëve, të cilët gjithashtu nuk i pranojnë edhe të dhënat për përkatësinë fetare dhe vlerësojnë se popullsia e krishterë është më e madhe se sa është treguar. 

MPJ e Maqedonisë së Veriut gjatë fundjavës doli me reagim se rezultatet preliminare nga Regjistrimi i mbajtur në Shqipëri në vitin 2023 nuk e pasqyrojnë numrin real adekuat të maqedonasve etnikë në vend. Ministria njëherësh paralajmëroi se do ta thërrasë ambasadorin Danço Markovski në konsultime urgjente në drejtim të saktësimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces, shqyrtimin e mundësive për korrigjim adekuat të lëshimeve të bëra dhe gjetjen e mënyrave më adekuate për veprim të përbashkët të mëtutjeshëm dhe avancim të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën e Shqipërisë. 

"Në periudhën e ardhshme, Ministria do të bashkëpunojë intensivisht me përfaqësuesit kompetentë të autoriteteve në Republikën e Shqipërisë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë maqedonase në Republikën e Shqipërisë në drejtim të promovimit të tyre kulturor dhe social në shoqërinë shqiptare, që për fat të keq dhe më shumë se dukshëm u neglizhua plotësisht nga struktura e mëparshme politike në vendin tonë. Të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve fqinje duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit të rregullave, parimeve dhe vlerave të rendit juridik ndërkombëtar", ishte bërë e ditur në kumtesën e MPJ-së. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR