• e mërkurë, 17 korrik 2024

Dramë pengjesh në një dyqan të Ejpëllit në Amsterdam

Dramë pengjesh në një dyqan të Ejpëllit në Amsterdam
Amsterdam, 22 shkurt 2022 (MIA) - Në një dyqan të Ejpëllit në Amsterdam pasdite rreth orës 17.49 sipas kohës lokale ka ardhur deri në një vjedhje të armatosur ku sulmuesit kanë marrë pengje, ndërsa dëshmitarët raportojnë se edhe kanë dëgjuar të shtëna. Policia në Amsterdam në Tuiterin e saj e konfirmoi dramën e pengjeve, duke theksuar se "ka një burrë të armatosur në afërsi të dyqanit të përmendur, ndërsa policia është në vendngjarje me shumë forca speciale, të gatshme për kontroll të gjendjes". Në rrjetet sociale u shfaqën fotografi dhe video nga ngjarja, ku shihet si një burrë i armatosur në dyqan ia ka drejtuar pistoletën një burri të paarmatosur. Policia konfirmoi se "ka dërguar përforcim". ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR