• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dragi: BE-së i nevojiten 750 deri 800 miliardë euro investime në vit

Dragi: BE-së i nevojiten 750 deri 800 miliardë euro investime në vit

Bruksel, 9 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë "strategji të re zhvillimore" për nxitje të konkurrencës së vet të ulur, me qëllim që të arrijë rritje më të madhe ekonomike, vlerësoi ish-kryeministri italian dhe ish-kryetar i Bankës qendrore evropiane, Mario Dragi në konferencën për shtyp në Bruksel me rastin e prezantimit të Raportit të tij për perspektivat e konkurrencës në BE.

Dragi vlerësoi për dallim nga SHBA-ja dhe Kina, BE është "ngujuar në strukturë industriale statike" dhe prandaj nevojiten inmvestime më të mëdha në hulumtim, inovacione dhe teknologji për energji të pastër, si dhe model për sjellje të shpejtë të vendimeve.

Për të shënaur rritje të re ekonomike, sipas Dragit, BE-së i nevojiten investime prej 750 deri 800 miliardë euro në nivel vjetor, që paraqet 4,4 deri 4,7 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) i Unionit në vitin 2023.

Atë qasje të re të BE-së, Dragi e karahasoi me Planin amerikan të marshalit, të inicuar pas Luftës së Dytë Botërore për ripërtëritje të Evropës së shkatërruar edhe ekonomikisht.

Para një viti Komisioni evropian kërkoi nga Dragi të përpilojë raport për të ardhmen e konkurrencës në Evropë, së bashku me rekomandime për përballje me sfidat ekonomike me të cilat përballet BE-ja dhe për sigurim të pozicionit të saj më të fuqishëm në botë në kushte të konkurrencës së përforcuar ekonomike. ab/

Foto: ЕNR/DPА 

QËNDRONI TË LIDHUR