• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dragi: BE-ja dhe NATO janë në qendër të politikës së jashtme italiane

Dragi: BE-ja dhe NATO janë në qendër të politikës së jashtme italiane

Romë, 20 tetor 2022 (MIA) - Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO janë themelet e politikës së jashtme italiane, tha sot kryeministri italian në largim Mario Dragi, para formimit të qeverisë së re të djathtë.

"Ne ndajmë plotësisht vlerat evropiane dhe transatlantike dhe duam të vazhdojmë t'i mbrojmë dhe forcojmë ato", u tha Dragi diplomatëve italianë në Bruksel.

“Këto parime janë edhe më të rëndësishme në krizat që po kalojmë, nga lufta në Ukrainë te kriza energjetike", shtoi Dragi.
Komentet e tij erdhën pasi Silvio Berluskoni, lideri i partisë Forca Italia, që pritet të hyjë në qeverinë e re italiane, e vlerësoi miqësinë e tij të gjatë me presidentin rus Vladimir Putin dhe e akuzoi Ukrainën për nxitjen e pushtimit të muajit shkurt. Refuzimi i Berluskonit për ta fajësuar Putinin për luftën ngriti shqetësime se qeveria e re, e cila pritet të udhëhiqet nga liderja nacionaliste Xhorxha Meloni, mund ta dobësojë vendosmërinë e Perëndimit kundër Moskës.
“Jam në Bruksel për të konfirmuar edhe një herë qëndrimin e Forca Italia, liderit të saj Silvio Berluskoni dhe mbështetjen e tij për NATO-n, marrëdhëniet transatlantike, Evropën dhe kundër pushtimit të papranueshëm të Ukrainës nga Rusia”, shkroi Tajani në Tuiter. qa/shk/      

QËNDRONI TË LIDHUR