• e premte, 27 dhjetor 2024

Draft-ligji parasheh vaksinim të detyrueshëm nga muaji shkurt në Austri

Draft-ligji parasheh vaksinim të detyrueshëm nga muaji shkurt në Austri
Vjenë, 16 janar 2022 (MIA) - Qeveria austriake e ka prezantuar projektligjin për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm ndaj koronavirusit në vend nga muaji shkurt. Kancelari austriak Karl Nehamer paralajmëroi se vaksinimi i detyrueshëm do të hyjë në fuqi në fillim të shkurtit ndërsa faza kalimtare pa dënime do të zgjasë deri në mes të marsit. Nga data 16 mars, siç u tha në konferencën për shtyp, do të ndëshkohen ata të cilët nuk janë të vaksinuar. Projektligji parashikon gjoba nga 600 deri në 3600 euro. Në Austri, detyrimi për të vaksinuar do të zbatohet për të gjithë shtetasit mbi moshën 18 vjeç, dhe do të përjashtohen gratë shtatzëna dhe të gjithë personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore. Nehamer shprehu besimin se projektligji do të kalojë në parlament, pasi është një temë që lidhet me shëndetin e përgjithshëm. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR