• e enjte, 26 shtator 2024

DPHM: Nesër pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

DPHM: Nesër pasdite mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Moti nesër paradite do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite dhe në orët e natës duke filluar nga perëndimi vranësirat do të rriten dhe moti do të jetë i paqëndrueshëm me erë të rrëmbyeshme dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të keq me shi intensiv për kohë të shkurtë (mbi 20 l/m2 për 6 orë), erë e fuqishme, shkarkime më intensive elektrike dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Siç informojnë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 31 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 8. 

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe në orët e natës vranësirat do të rriten dhe moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, në disa pjesë të luginave në formë të motit të keq. Temperatura minimale do të bie deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 37 gradë. 

Nga e diela vijon mot i qëndrueshëm dhe më i freskët me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR