• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

DPA: Qeveria gjermane e zgjeron kufizimin për mbajtjen e thikave pas sulmit në Solingen

DPA: Qeveria gjermane e zgjeron kufizimin për mbajtjen e thikave pas sulmit në Solingen

Berlin, 29 gusht 2024 (MIA) - Qeveria gjermane u pajtua t'i ashpërsojë kufizimet për armëv, ta kufizojë migrimin e jo të rregullt dhe të marrë masa të tjera për të luftuar kërcënimin nga terrorizmi pas sulmit vdekjeprurës me thikë në qytetin perëndimor Solingen, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ndalesa e tanishme e mbajtjes së thikave në vende publike do të zgjerohet dhe do të reduktohen përfitimet sociale për disa azilkërkues që fillimisht janë regjistruar në vende tjera të BE-së, kumtoi sot pasdite ministrja e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer.

Një sulmues me thikë vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë të premten mbrëma në një festivali në shesh të Solingenit, qytet në Gjermaninë perëndimore, që ndodhet në lindje të Dyseldorfit.

Sulmuesi i dyshuar, shtetas 26 vjeçar sirian, i identifikuar nga autoritetet si Isa Al H, duhej të deportohet nga Gjermania në Bullgari vitin e kaluar, por megjithatë mbeti në vend.

Praniua e të dyshuarit në Gjermani edhe krahas urdhrit për dëbim, ka ndezur një debat intensiv në vend rreth politikës së migracionit dhe azilit.

Kjo gjithashtu e ripërtëriu fokusin në rregullat e BE-së, të cilat duhet të lejojnë vende si Gjermania të kthejnë emigrantët në vendin e parë të BE-së, ku kanë arritur. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR