DPA: BE-ja sot e publikon planin për kundërshtimin e Rusisë
- – Pritet që sot Komisioni Evropian të prezantojë para vendeve anëtare të BE-së plan konkret për atë si, sipas saj, duhet të përgjigjet në kërcënimet aktuale nga Rusia dhe aktorë të tjerë agresivë, sipas draft-dokumentit në të cilin mbikëqyrje ka pasur agjencia gjermane DPA.
- Post By Fitore Curri
- 09:40, 19 mars, 2025

Bruksel, 19 mars 2025 (MIA) – Pritet që sot Komisioni Evropian të prezantojë para vendeve anëtare të BE-së plan konkret për atë si, sipas saj, duhet të përgjigjet në kërcënimet aktuale nga Rusia dhe aktorë të tjerë agresivë, sipas draft-dokumentit në të cilin mbikëqyrje ka pasur agjencia gjermane DPA.
Në draftin e a.q. Libri i Bardhë për të ardhmen e mbrojtjes evropiane, Komisioni thekson shtatë zona me prioritet në të cilat është e nevojshme të tejkalohen vrimat në kapacitetet në mbrojtje. Ata përfshijnë mbrojtje kundërajrore dhe kundërraketave, sisteme për fluturake pa pilot dhe luftim elektronik.
Dokumenti potencon se Evropa duhet të jetë e gatshme për luftë nëse dëshiron ta shmang. Në të bëhet e ditur se Rusia në mënyrë të pakthyeshme lëviz drejt një ekonomie të orientuar drejt caqeve ushtarake, duke e vazhduar luftën me Ukrainën, përderisa njëkohësisht përgatitet për konflikte të ardhshme me demokracitë evropiane.
Komisioni Evropian tashmë paralajmëroi se do të grumbullojë 800 miliardë euro për projekte për rimëkëmbje të armatosjes, që përfshin fond të ri prej 150 miliardë euro dhe përjashtim të përkohshëm të disa investimeve në mbrojtje nga kufizimet e rrepta fiskale të Unionit.
Në draft gjithashtu paralajmërohet varësia nga SHBA-ja, edhe pse jo aq direkt siç e parashikon këtë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme Kaja Kallas dhe eurokomisari për mbrojtje Andrius Kubilius
Pjesët eksplicite për SHBA-në, të cilat ishin pjesë e versionit paraprak të dokumentit, nuk do të përfshihen në versionin final pas intervenimit të disa anëtarëve të Komisionit, kupton DPA. Në draftin fillestar paralajmërohet se SHBA-ja potencialisht do të mund ta kufizojë ose plotësisht ta heq qasjen në komponentë kyçe për operacione ushtarake.
Sipas draftit, mënyra e vetme për tejkalimin e kësaj varësie është zhvillimi i përbashkët evropian i aftësive të nevojshme ushtarake përmes projekteve të përbashkëta në mbrojtje. fc/
Fotografia: Arkivi