• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

DPA: BE-ja po bën përpjekje ta përshpejtojë zgjerimin, por progresi është gradual dhe i ngadalshëm

DPA: BE-ja po bën përpjekje ta përshpejtojë zgjerimin, por progresi është gradual dhe i ngadalshëm

Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Liderët e Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të jenë nikoqirë të homologëve të tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mal i Zi, të cilat kanë ambicie që të bëhen anëtare të BE-së dhe me vite e presin këtë, bën të ditur DPA duke folur për Samitin e sotëm BE – Ballkani Perëndimor. 

“Kur dhe nëse ato do të bëhen anëtare është e paqartë, sepse BE-ja 27-anëtarëshe nuk tregoi prirje që të shpejtojë me anëtarësimin, edhe pse reformat e nevojshme në disa vende para pak kohësh fituan në intensitet”, bëhet e ditur në tekst. 

Sipas DPA-së, Samiti do të shfrytëzohet për thellimin e lidhjeve të ndërsjella në kushte të luftës për ndikim në rajon, në kushte të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe ambiciet e rritura gjeopolitike të Kinës, të cilat i dhanë nxitje të re procesit të zgjerimit të BE-së.

“Brukseli dëshiron ta shfrytëzojë anëtarësimin në BE si karotë në garën me Rusinë dhe Kinën për ndikim ekonomik dhe gjeopolitik dhe për këtë bëri përpjekje që përsëri ta përshpejtojë zgjerimin. Megjithatë, progresi është gradual dhe i ngadalshëm”, vlerëson autori i shkrimit. 

DPA bën të ditur se BE-ja kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me qëllimet e jashtme-politike të bllokut, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës dhe respektimin e sanksioneve perëndimore drejt Rusisë. 

“Serbia, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën, edhe pse dënon pushtimin e saj në Ukrainë, ka refuzuar të zbatojë sanksione perëndimore ndaj Kremlinit dhe Beogradi gjithashtu importon sasi të mëdha gazi rus. Investimet kineze janë gjithashtu një faktor i rëndësishëm në rajon, me çka Pekini që konkurron me SHBA-në dhe BE-në për ndikim strategjik në mes të trazirave gjeopolitike globale”, përfundohet në shkrimin. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR