• e shtunë, 23 nëntor 2024

Donatorët republikanë premtojnë miliona dollarë për fushatën e Trampit

Donatorët republikanë premtojnë miliona dollarë për fushatën e Trampit

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Donatorët udhëheqës republikanë qëndrojnë në anën e Donald Trampit, duke premtuar përkrahje me vlerë miliona dollarë në mbështetje për garën presidenciale në SHBA.

Porota në Nju-Jork mbrëmë ka shpallur Tampin fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të mbuluar pagesat ndaj një ylli pornografik përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Përmes donatorëve të cilët mbrëmë kanë mbështetur Trampin, është dhe kazino miliarderja Miriam Adelson dhe hotelieri Robert Bigelou. Akti, gjithashtu, nxiti disa donatorë shumëvjeçar të Trampit që të rrisin mbështetjen e tyre financiare.

Për Bigelouin, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Trampit, i cili veçmë ka dhënë më shumë se nëntë milionë dollarë, tha se procedura penale kundër Trampit është e "turpshme". Ai mbrëmë donoi pesë milionë dollarë.

Investitori nga Lugina e Silikonit, Shon Megvaer në rrjetin social Iks publikoi se pas aktgjykimit, dhuroi 300.000 dollarë për fushatën e Trampit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR