• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Donatorët do t'i mbajnë donacionet e demokratëve nëse Bajdeni nuk ndërrohet

Donatorët do t'i mbajnë donacionet e demokratëve nëse Bajdeni nuk ndërrohet

Uashington, 12 korrik 2024 (MIA) - Disa nga donarotët më të mëdhenj demokratë kanë paralajmëruar komitetin më të rëndësishëm për aksion politik (RAS) të presidentit Xho Bajden se nuk do t'i paguajnë paratë e premtuara  nëse ai mbetet në fushatë për rizgjedhje, shkruan sot Nju-Jork Tajms.

Siç bëhet e ditur, ai i tha komitetit "E ardhmja përpara" se rreth 90 milionë dollarë e donacioneve të premtuara do të mbesin në pritje derisa Bajdeni nuk ndërrohet me një kandidat tjetër në garën presidenciale kundër republikanit Donald Tramp.

Paraprakisht sot, skenaristët holivudian Ajalet Valdman dhe Dejmon Lindelof iu bashkuan njerëzve tjerë të famshëm duke i përfshirë Xhorxh Kluni, Majkëll Daglas dhe Abigejl Dizni në thirrjen që Bajden të heq dorë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR