• e enjte, 26 dhjetor 2024

Donald Tramp ka rënë dakord me "Foks njuz" për një debat televiziv me Kamala Haris më 4 shtator

Donald Tramp ka rënë dakord me

Uashington, 3 gusht 2024 (MIA) - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, kandidat për president i Partisë Republikane, është pajtuar me televizionin “Foks Njuz” për një debat televiziv parazgjedhor në studio me nënpresidenten aktuale të vendit, Kamala Haris, rivale e tij për postin nga Partia Demokratike.

Këtë e ka bërë të ditur Trump në platformën e tij “Truth Social”.

"Nëse për ndonjë arsye Kamala nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të debatojë në këtë datë, unë kam bërë marrëveshje me "Foks njuz" për të mbajtur një ngjarje të madhe në sallën e qytetit në të njëjtin 4 shtator," shkroi Trump në postim. Qendra e "Foks njuz" është në Nju Jork.

Mbrëmë, Haris e siguroi nominimin e Partisë Demokratike, duke marrë numrin e kërkuar të votave nga delegatët në konventën kombëtare të partisë në votimin onlajn përpara forumit. Tramp tashmë ka marrë pjesë në debatet televizive parazgjedhore - me Presidentin e SHBA Xho Bajden më 27 qershor në studion e Si-En-En në Atlanta, Gjeorgia. Performanca e dobët e Bajdenit në atë kohë ishte arsyeja kryesore që ai tërhoqi kandidaturën e tij. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR