• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dojçe bank do të largojë 3.500 punëtorë

Dojçe bank do të largojë 3.500 punëtorë

Berlin, 1 janar 2024 (MIA) - Dojçe bank sot kumtoi se do të shuajë 3.500 vende të punës si pjesë të përpjekjeve për t'i ulur shpenzimet për 2,5 miliardë euro (2,7 miliardë dolalrë) deri në vitin e ardhshëm dhe për ta rritur fitimin, edhe pse kredidhënësi më i madh gjerman ka dobi nga shkallët më të larta globale të interesit.

Banka theksoi se do të tentojë ta racionalizojë rrjetin e vet të marketingut dhe sistemet kompjuterike dhe softuer për t'i ulur shpenzimet. Ceket se ulja e numrit të pozitave kryesisht do t'i prekë vendet e punës të cilat nuk prëfshijnë punë të drejtpërdrejtë me klientët.

Paralajmërimi pasoi pas publikimit të të dhënave për fitimin vjetor, të cialt tregojnë se banka ka realizuar 4,2 miliardë euro (4,5 miliardë dollarë) vitin e kaluar, që është për 16 për qind më pak se në vitin 2022. Megjithatë, ky ishte viti i katërt me radhë në të cilin banka realizoi fitim.

Banka ka dobi nga rritja globale e normave të itneresit, që mund ta rrisë marzhin e fitimit mes asaj që banka e paguan në normë interesi dhe asaj që mund ta fitojë.

"Rezultatet treguan rezistencë impresive në ambient të rëndë, e zgjeruan biznesin tonë dhe u ttreguan të gjithëve se banka ka qëndrueshmëri në fitim", tha drejtori ekzekutiv, Kristian Seving.

Të ardhurat janë rritur për 6,8 për qind, në 28,9 milairëd euro, Kompania paralajmëroi se e rritë dividendin në 45 eurocentë për aksion prej 30 centëve për aksion dhe se do të vendosë më shumë para në duart e aksionarëve me blerjen e 675 milionë eurove aksione deri në fund të qershorit. ab/

Foto: МIА arkivi

 


QËNDRONI TË LIDHUR