• e martë, 24 dhjetor 2024

Dogana e Kosovës këtë vit me rekord të të ardhurave prej mbi 1,5 miliardë euro

Dogana e Kosovës këtë vit me rekord të të ardhurave prej mbi 1,5 miliardë euro

Prishtinë, 7 nëntor 2024 (MIA) - Dogana e Kosovës publikoi se në fillim të nëntorit të këtij viti ka shënuar rritjen më të madhe të të ardhurave, me pagesë prej mbi 1,5 miliardë euro, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ky numër, sipas kumtesës së Doganës, shënon rritje të dukshme prej 10,5 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

“Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit 2023, të ardhurat e mbledhura ishin 1,36 miliardë euro, ndërsa këtë vit (deri tani) janë mbledhur 146,1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, i cili filloi vitin e kaluar, ka vazhduar të forcohet edhe në vitin 2024, duke konfirmuar angazhimin e Doganës për të maksimizuar të ardhurat", thuhet në kumtesë.

Sipas Doganës, në këtë rritje, ka ndikuar përmirsimi i procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës dhe rritja e transparencës. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR