• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dodik: SHBA-ja të pranojë se Republika Sërpska nuk do të lejojë që për të ardhmen e saj të vendosin të tjerët

Dodik: SHBA-ja të pranojë se Republika Sërpska nuk do të lejojë që për të ardhmen e saj të vendosin të tjerët

Banja Lukë, 12 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja duhet të pranojë se Republika Sërpska dhe qytetarët e saj asnjëherë nuk do të lejojnë për të ardhmen e tyre të vendosin të tjerët, deklaroi sot kryetari i RS-së, Milorad Dodik.

Pasi që ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms  O'Brajan tha se Dejtoni origjinal erdhi nga pena e tij dhe se ata donin të fokusoheshin në funksionimin e institucioneve të qeverisë ashtu siç ishin krijuar për të funksionuar, Dodik për agjencinë Sërna deklaroi se është mirë të dihet se O'Brajan beson se të gjithë duhet të fokusohen edhe në të. 

Dodik theksoi se kjo do të thotë se të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës dhe çfarë shkruhet në të, si dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. qa/ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR