• e premte, 27 dhjetor 2024

Dodik nënshkroi ligjin e diskutueshëm, tani ai mund penalisht të përgjigjet

Dodik nënshkroi ligjin e diskutueshëm, tani ai mund penalisht të përgjigjet

Banja Luka, 7 korrik 2023 (MIA) – Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, sot e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e ligjit, të cilin më parë e anuloi përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH, Kristian Shmit.

Nga Kabineti i Dodikut konfirmuan se ai ka nënshkruar ligjin, sipas të cilit vendimet e përfaqësuesit të lartë nuk do të botohen në Gazetën Zyrtare të RS-së dhe as nuk do të zbatohen.

Por, Shmit e anuloi atë ligj më 1 korrik, ndërsa në të njëjtën kohë vendosi që çdo përpjekje për të zbatuar atë ligj do të bëhet vepër penale, për të cilën është paraparë dënim i gjatë me burgim.

Me publikimin zyrtar të ligjit të diskutueshëm, Dodik tani është një i pandehur potencial për një vepër penale të përcaktuar si "mosekzekutimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë". Nëse ai do të dënohej, do të nënkuptonte ndalesë automatike e mbajtjes së postit aktual. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR