Do të luftojmë të ketë drejtësi në sistemin gjyqësor, thotë kryeministri Mickoski
- Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se do të luftojnë që të ketë drejtësi në sistemin gjyqësor.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:04, 30 nëntor, 2024
Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot theksoi se do të luftojnë që të ketë drejtësi në sistemin gjyqësor.
"Zotëri Ljupço Kocevski pati mundësi si askush më parë. Ja, tashmë muaji i pestë-gjashtë, edhe pse ne kemi shumicën nëse dëshirojmë ta shkarkojmë nga ajo pozitë. Ne nuk jemi si ata që e bënte LSDM-ja në vitin 2017 kur me çdo çmim e shkarkoi prkurorin shtetëror publik dhe nëa të mënyrë procese politike të ngritë kundër opozitës së atëhershme VMRO-DPMNE dhe koalicionit. Ne vendosëm të jemi mbi situatën, të mendojmë jashtë matricës politike dhe të japim mundësi. Çka fituam? Fotuam qindra hetime dhe procese dhe prokurorë të cilët duhet të nënshkruajnë ndonjë urdhër për ekspertizë, për bastisje, për privim nga liria ose përnjëherë marrin ethe, temperaturë të ngritur, dhimbje barku, diarre dhe ankth apo tentojnë në çfarëdo mënyre t'i shkaktojnë sbtruksion procesit. Dhe me të vërtetë, durimi i qytetarëe është nga fundi, por edhe i joni", tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri tha se qytetarët i bëjnë vërejtje Qeverisë prë atë që nuk po zbatohet drejtësia. Thotë se ata ndonjëherë kanë të drejtë.
Lidhur me deklaratën e prokurorit republika, Ljupço Kocevski se bëhet fjalë për vetëm një rast të izoluar të porkurorit i cili për shkak të virusit nuk ka mundur t'i përmbushë obligimet e punës, kryeminsitri tha se ai që ka gabuar duhet të përgjigjet para ligjit, duhet ta marrë atë që e meritorn, pa dallim se kush është dhe nga vjen.
Foto: МIА arkivi