• e enjte, 26 dhjetor 2024

Djali i Bajdenit u paraqit papritur në një seancë dëgjimore në Kongres lidhur me hetimin për impiçment ndaj presidentit të SHBA-së

Djali i Bajdenit u paraqit papritur në një seancë dëgjimore në Kongres lidhur me hetimin për impiçment ndaj presidentit të SHBA-së

Uashington, 10 janar 2024 (MIA) - Hanter Bajden, djali i presidentit të SHBA-së Xho Bajden sot papritur u paraqit në Kapitoll Hill ku po merret në pyetje për dështimin e tij për të përmbushur kërkesën e komitetit të Kongresit për të marrë pjesë në seancën mbi krimet e supozuara të presidentit në lidhje me biznesin e tij.

Dy komitete të Kongresit planifikonin të votonin sot për të dënuar djalin e Bajdenit për shpërfillje të Kongresit.

"Kryetarët republikanë urdhëruan sot një rezolutë të paprecedentë për të përbuzur dikë që ofroi t'u përgjigjej publikisht të gjitha pyetjeve të tyre. Pyetja këtu është se për çfarë kanë frikë ata", deklaroi për gazetarët avokati i Bajdenit. 

Demokratët dhe djali i Bajdenit ranë dakord për seancën dëgjimore, por me kusht që ajo të jetë e hapur për publikun nga frika e rrjedhjeve selektive. Në një deklaratë të shkurtër sot, Hanter Bajden tha se do t'i përgjigjet çdo "pyetje legjitime" nga hetuesit e Dhomës së përfaqësuesve.

Republikanët mbeten në qëndrimin se ai nuk mund të diktojë kushtet e paraqitjes së tij dhe së pari duhet t'u përgjigjet pyetjeve "në mënyrë private". qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR