• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita më e nxehtë që nga matjet e temperaturave në botë është regjistruar më 21 korrik

Dita më e nxehtë që nga matjet e temperaturave në botë është regjistruar më 21 korrik

Londër, 23 korrik 2024 (MIA) - E diela, 21 korriku, ishte dita më e nxehtë që kur bëhen matjet e temperaturave në botë, tregojnë të dhënat e organizatës Kopernik, agjenci e KB-së për ndryshime klimatike.

Temperatura globale mesatare e ajrit arriti 17,09 gradë Celsius të dielën, pak më shumë se rekordi paraprak prej 17,08 gradë vitin e kaluar.

Gjatë javës së kaluar disa pjesë të mëdha të SHBA-së, Evropës dhe Rusisë u përfshinë nga vala e nxehtë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR