• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita e punës: Punëtorët tubohen në mbarë botën për të kërkuar rroga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Dita e punës: Punëtorët tubohen në mbarë botën për të kërkuar rroga më të larta dhe kushte më të mira për punë

Tokio, 1 maj 2023 (MIA) - Numër i madh i punëtorëve dhe aktivistëve e shënojnë Një majin, Ditën ndërkombëtare të punës, me tubime në të cilat kërkojnë rritje të rrogave, ulje të orarit të punës dhe përmirësim të kushteve për punë, ndërsa tubimet e para po mbahen në vendet aziatike, Kore të Jugut, Japoni, Indonezi dhe Filipine.

Tubimet e këtij viti për Ditën ndërkombëtare të punës pritet të jenë më të mëdha nga vitet e kaluara sepse kufizimet lidhur me Kovid-19 janë ulur në mënyrë drastike.

Në Korenë e Jugut, dhjetëra mijë njerëz morën pjesë në tubime të ndryshme të grumbullimeve më të mëdha të 1 majit që prej fillimit të pandemisë në vitin 2020. Dy tubimet më të mëdha në kryeqytetin Seul, sipas organizatorëve, pritet të mbledhin nga rreth 30.000 njerëz. Grupi i tubuar në qendër të Seulit mbante pllakate antiqeveritare, këndonin këngë dhe i dëgjonin fjalimet e anëtarëve të sindikatës. Më vonë parakaluan nëpër rrugë, Mijëra policë në rrugë e mbanin rendin.

Pjeësmarrësit në tubimin në Kore të Jugut e akuzojnë qeverinë konservatore të presidentit Jun Suk jeol për restriksion të sindikatave për shkak të gjoja parregullsive të tyre. Qeveria kërkon reforma në punën e sindikatave dhe prezantim më transparent të burimeve të financimit.

Në kryeqytetin japonez TOkio, mijëra anëtarë të sindikatës, deputetë nga opozita dhe profesorë u tubuan në parkun Jojogi, duke kërkuar rritje të rrogave në mënyrë që të zbutet ndikimi i shpenzimeve të rritura derisa rikuperohen nga dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Liderët e sindikatës thonë se masat qeveritare për rritje të rrogave nuk mjaftojnë dhe nuk janë në hap me rritjen e çmimeve. Ata e kritikuan planin e kryeministrit Fumi Kishida për ta dyfishuar buxhetin, i cili kërkon rritje të tatimeve në vitet në vijim, duke thënë se paratë duhet të shpenzohen për benefite sociale dhe për përmirësim të jetës së prëditshme të qytetarëve.

Në Indonezi, pjesëmarrësit në tubim kërkojnë nga qeveria ta heqë ligjin, nga i cili, sipas tyre, do të kenë dobi punëdhënësit në llogari të punëtorëve dhe mjedisit jetësor.

Në Tajvan punëtorët dolën në rrugë për të protestuar kundër, siç thanë, politikës joadekuate të punës, me çka i bëhet presion partisë në pushtet para zgjehdjeve presidenciale në vitin 2024. Anëtarët e grupeve sindikaliste valonin flamuj që i prezantojnë organizatat e tyre në kryeqytetin Taipei.

Në Korenë e Veriut, gazeta kryesore Rodong Shinmun kumtoi një editorial të gjatë në të cilin u bën thirrje punëtorëve t'i japin mbështetje më të madhe liderit Kim Xhong Un.

Në Filipine, mijëra punëtorë sot marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Manilë, duke i përsëritur thirrjet drejtuar qeverisë për ta rritur rrogën minimaëe dhe për t'i mbrojtur bizneset në vend.

Janë paralajmëruar tubime në mbarë Evropën.

Në Gjermani sot janë planifikuar tubime të shumta të sindikatave dhe grupeve majtiste.

Sindikatat franceze planifikojnë demonstrata të mëdha kundër reformës së miratuar kohë më parë të presidentit Emanuel Makron, e cila e rriti moshën e pensionimit nga 62 në 64 vite. Organizuesit e shohin reformën pensionale si kërcënim për të drejtat e punëtorëve të cilët luftuan shumë. ab/

Foto ЕPА

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR