• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dita e parë e armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit

Dita e parë e armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Hamasi, në ditën e parë të armëpushimit të përkohshëm, sot liroi 24 pengje, prej të cilëve 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe një filipinas, ndërsa Izraeli liroi 39 gra dhe të mitur palestineze.

Ky është armëpushimi i parë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin. Fillimisht armëpushimi duhej të hynte në fuqi, por filloi sot në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.

Sipas marrëveshjes katërditore të armëpushimit, është parashikuar të lirohen të paktën 50 pengje nga Rripi i Gazësnë këmbim të 150 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Armëpushimi katër-ditor, i ndërmjetësuar nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja, parashikon një "armëpushim të plotë pa sulme ajrore apo tokësore" dhe qiell pa dron "për të lejuar që pengjet të lirohen në një mjedis të sigurt".

Forcat izraelite u tërhoqën sot nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Ushtria izraelite javën e kaluar e bastisi Al-Shifa, pas së cilës rreth 2300 pacientë, staf dhe civilë të zhvendosur që ishin strehuar në kompleksin Al-Shifa janë evakuuar në jug të Rripit të Gazës.

Marrëveshja synon gjithashtu të ofrojë ndihmë shtesë për 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës, të cilët po përballen me mungesë të produkteve bazë pasi Izraeli forcoi rrethimin e tij në enklavë.

OKB kumtuan se gjithsej 137 kamionë me ushqim, ujë, ilaçe dhe sende të tjera thelbësore janë shkarkuar në Gazë që nga fillimi i armëpushimit.

Mijëra njerëz që u larguan në zonat afër kufirit të Rripit të Gazës me Egjiptin filluan të kthehen në fshatrat e tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. Megjithatë, avionët luftarakë izraelitë lëshuan fletushkae në Rripin jugor të Gazës, duke paralajmëruar njerëzit që të mos kthehen në veri. “Lufta nuk ka përfunduar ende”, “Kthimi në veri është i ndaluar dhe shumë i rrezikshëm!!!

Pas armëpushimit të përkohshëm, nuk ka tensione edhe në kufirin izraelito-libanez. Menjëherë pas fillimit të armëpushimit, pati "qetësi të pasigurt" përgjatë kufirit, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit. Që nga fillimi i luftës, zona ka pasur luftime midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes libaneze Hezbollah, si dhe grupeve militante palestineze. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR