• e shtunë, 13 korrik 2024

Dita e Evropës - festim i paqes dhe unitetit evropian

Dita e Evropës - festim i paqes dhe unitetit evropian

 Bruksel, 9 maj 2024 (MIA) - Më 9 maj Evropa e feston përvjetorin e "Deklaratës së Shumanit", e cila e dha shtysë të parë të asaj asaj që çoi në krijimin e sotëm të Bashkimit Evropian.

Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Robert Shumani me 9 maj të vitit 1950  promovoi ide të re të bashkëpunimit politik në Evropë, si një mjet për uljen drastike të mundësive për një luftë të re midis kombeve evropiane, e cila më vonë u bë e njohur si "Deklarata e Shumanit".

 

 

Ideja e Shumanit për bashkimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut të Gjermanisë Perëndimore, Italisë dhe Francës u realizua tashmë me 18 prill të vitit 1951 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit për krijimin e Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik  (KEQÇ). Marrëveshja hyri në fuqi më 23 korrik të vitit 1952 kur u formua zyrtarisht KEQÇ e cila përbëhet nga Belgjika, Gjermania Perëndimore, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Franca, si komuniteti paraardhës i BE-së.

 

Европската Унија набрзо ќе организира донаторска конференција со цел да се соберат средства за ублажување на последиците од земјотресот во Драч, Албанија што се случи на 26 ноември минатата г

Dita e Evropës është shpallur festë në nivel të BE-së dhe është ditë jopune për të punësuarit në institucionet evropiane. Mes anëtarëve të BE-së, 9 maji është festë shtetërore vetëm në Luksemburg, ndërsa në Rumani përkon me Ditën e Pavarësisë së vendit.

 

Konkretisht në qendër  të Brukselit do të nderohet Robert Shumani, ndërsa me interes të veçantë pritet të jetë interpretimi i himnit evropian të luajtur nga karionët. Është një instrument muziko, i përbërë nga të paktën 23 kambana të derdhura prej bronzi, të cilat vendosen fiks në një distancë prej gjysmë hapi dhe mundësojnë performancën harmonike të akordave.

 

Në organizim të Komisionit Evropian pasdite rreth Gran Plas dhe sheshit Agora në Bruksel do të mbahen disa ngjarje muzikore me shfaqje të grupeve të zhanreve të ndryshme dhe grupeve të tunxhit.

 

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, "Lajvjurop" do të organizojë 23 ngjarje drejtpërdrejt muzikore të promovuar diversitetin muzikor evropian. rq

Foto: BE/Fejsbuk/Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR