• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dita e dytë e vizitës së Blinkenit në Pekin dhe takime me përfaqësues të lartë kinezë

Dita e dytë e vizitës së Blinkenit në Pekin dhe takime me përfaqësues të lartë kinezë

Pekin, 19 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken e filloi ditën e dytë të vizitës së tij në Kinë me takime me përfaqësues të lartë kinezë.

Të dyja palët, marrëdhëniet e të cilave janë aq të tensionuara sa që shumë analistë paralajmërojnë për skenar të rrezikshëm, deri më tani shfaqën gatishmëri për bisedime, por jo edhe vullnet për t'i zbutur qëndrimet dhe pozicionet e tyre të ngurta, që shkaktuan rritje të tensioneve.

Blinken sot në mëngjes u tkaua me kryediploamtin kinez, Vang Xhi, por asnjëri nuk dha kurfaër komente për gazetarët.

Në raundin e parë të bisedimeve dje, Blinken bisedoi me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Çin Gang pothuajse gjashtë orë, duke e konfirmuar dakordimin për vazhdim të bisedimeve në nivel të lartë, por nuk pati shenja se ndonjëra prej çështjeve është afër zgjidhjes.

Të dyja palët konfirmuan se Çin e ka pranuar ftesën e  Blinkenit për ta vizituar Uashingtonin, por Pekini në mënyrë të qartë bëri me dije se marrëdhëniet kinezo-amerikane janë në pikën më të ulët që nga vendosja e tyre, ndërkaq që edhe autoritetet amerikane e ndajnë këtë qëndrim.

Lista e çështjeve kontestuese është e gjatë dhe përfshin mospajtime të cilat lëvizin nga tregtia deri tek Tajvani, kushtet për të drejtat e njeriut në Kinë dhe Hong-Kong deri te vendosmëria ushtarake kineze në Detin jugor kinez dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

Mbetet e paqartë nëse Blinken do të tkaohet me liderin kinez, Si Xhinping gjatë vizitës së tij të fundit në Pekin. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR