• e enjte, 26 dhjetor 2024

Disa të vdekur në shpërthimin në një rafineri nafte në jug të Iranit

Disa të vdekur në shpërthimin në një rafineri nafte në jug të Iranit

Teheran, 7 mars 2024 (MIA) - Disa persona kanë humbur jetën dhe një numër i panjohur janë lënduar në shpërthimin e sotëm në rafinerinë iraniane të naftës Bandar Abas në provincën Hormozgan.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është i njohur, njoftoi Anadolu.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, shpërthimi ka shkaktuar zjarr, i cili rezultoi me një numër të panjohur të viktimave dhe të lënduarve.

Autoritet iraniane ende nuk kanë lëshuar kumtesë për incidentin. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR