• e enjte, 26 dhjetor 2024

Disa të vdekur dhe të plagosur në sulmet ruse në Zaporozhje dhe Dnjepër, mes viktimave edhe fëmijë

Disa të vdekur dhe të plagosur në sulmet ruse në Zaporozhje dhe Dnjepër, mes viktimave edhe fëmijë

Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Forcat ruse bombarduan rajonin e Zaporozhjes gjatë natës, pas çka vranë të paktën dy persona, mes të cilëve një fëmijë tetë vjeç dhe duke plagosur dy të tjerë, kumtoi Ivan Fedorov, shef i rajonit ushtarak Zaporozhje.

"Një fëmijë tetë vjeçar dhe një grua 38 vjeçare kanë humbur jetën, një vajzë 12 vjeçare dhe një burrë 43 vjeçar u plagosën si pasojë e sulmit rus në Zaporozhje", shkroi Fedorov në Telegram, transmeton Ukrinform.

Forcat ruse mbrëmë gjithashtu gjuajtën me raketa ndaj qytetit të Dnjeprit, pas çka vranë një person, tre janë plagosur, ndërsa dëmtuan shtëpi në një lagje, kumtoi në Telegram guvernatori i rajonit të Dnjepropetrovsk, Sergel Lisak. rq/

Foto: arkivi/ilustrim

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR