• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në të shtënat në afërsi të një universiteti në Pragë

Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në të shtënat në afërsi të një universiteti në Pragë

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Disa njerëz janë vrarë, ndërsa "dhjetëra" janë plagosur në të shtënat në afërsi të universitetit në qendër të Pragës, njoftoi policia çeke.

Ministria e atjeshme e Punëve të Brendshme informoi se sulmuesi është "eliminuar" dhe se ndërtesa po evakuohet, transmeton Bi-Bi-Si.

Raportet sugjerojnë se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, i cili gjendet në sheshin Jan Pallah.

Autoritetet njoftuan se i gjithë sheshi dhe disa rrugë rreth universitetit janë mbyllur. 

"Përnjëherë dëgjova të shtëna", deklaroi për gazetën çeke Dnes dëshmitari i cili ishte në vendin e ngjarjes. 

Në një porosi elektronike dërguar personelit të fakultetit filozofik të Universitetit të Karlit, të cilën e kishte parë Rojtersi, e ka paralajmëruar personelin për të shtënat, transmeton Bi-Bi-Si.

Në porosi shkruante: "Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyrë, mbyllni dyert dhe vendosni orendi para derës, fikni dritat".

Universiteti i Karlit gjendet në Qytetin e Vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, që është magnet për turistët. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR