• e shtunë, 23 nëntor 2024

Disa policë u plagosën dhe protestues u arrestuan në një përleshje mes policisë pakistaneze dhe mbështetësve të ish kryeministrit Imran Kan në Lahore

Disa  policë u plagosën dhe protestues u arrestuan në një përleshje mes policisë pakistaneze dhe mbështetësve të ish kryeministrit Imran Kan në Lahore

Lahore, 8 mars 2023 (MIA) - Në përleshjen e sotme mes policisë pakistaneze dhe mbështetësve të ish kryeministrit Imran Kan, në qytetin Lahore, të paktën shtatë policë u plagosën, tha ministri lokal i Informacionit dhe Kulturës i Penxhabit, Amir Mir.

Mediat britanike cituan Mirin të thoshte se konflikti shpërtheu kur mbështetësit e Kanit sulmuan policinë, e cila donte të shpërndante tubimin e ndaluar politik.

"Policia është kundërpërgjigjur me toptha uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj", tha Mir, transmetuar nga mediat britanike.

Dymbëdhjetë anëtarë të partisë politike të Kanit, Lëvizja për Drejtësi në Pakistan (PTI), janë arrestuar, tha ministri.

Ndihmësi i Imran Kan, Shefket Mahmud e quajti sjelljen e policisë një "taktikë fashiste".

Me tubimin e sotëm në Lahore, ish kryeministri dhe tani kreu i opozitës, Imran Kan, donte të fillonte fushatën e tij zgjedhore.

Qeveria pakistaneze e ndaloi tubimin me një ligj të diskutueshëm që ndalon grumbullimin e pesë ose më shumë personave në një vend, raporton agjencia Anadolia. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR