• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Disa pjesë të Britanisë së Madhe janë goditur nga stuhia e borës

Disa pjesë të Britanisë së Madhe janë goditur nga stuhia e borës

Londër, 23 nëntor 2024 (MIA) - Stuhia Bert ka sjellur borë, të reshura të mëdha të shiut dhe erëra të fuqishme në disa pjesë të Britanisë së Madhe, që shkaktoi kaos në komunikacion.

Për shkak të motit të keq, janë lëshuar paralajmërime për motin, si dhe 13 paralajmërime për përmbytje të mundshme.

Borë bie në Jorkshir dhe Anglinë verilindore, për të cilin shkak komunikacioni po zhvillohet vështirë. Po ashtu janë anuluar edhe disa linja kyçe hekurudhore, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar që t'i shmangin udhëtimet në veri.

Paralajmërim i verdhë për borë dhe akull është në fuqi për disa pjesë të Skocisë.

Ndërsa për jugun e Anglisë, paralajmërimet për erëra të forta janë në fuqi deri nesër në mbrëmje. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR