• e enjte, 26 dhjetor 2024

Disa persona humbin jetën pasi helikopteri godet një shtyllë në Hjuston, shpërthen dhe merr flakë

Disa persona humbin jetën pasi helikopteri godet një shtyllë në Hjuston, shpërthen dhe merr flakë

Hjuston, 21 tetor 2024 (MIA) - Disa persona, mes të cilëve edhe një fëmijë kanë humbur jetën mbrëmë kur një helikopter ka goditur një shtyllë në distriktin e dytë të qytetit të Hjustonit në Teksas, duke shkaktuar shpërthim dhe shembje të strukturës, deklaroi sot prefeki i Hjustonit, Xhon Vajtmir. 

"Fatkeqësia ndodhi në afërsi të udhëkryqit të rrugëve "Engelke" dhe " Nort Enis" rreth 20 orë sipas kohës lokale, duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe të zhurmshëm”, tha Uajtimir në konferencën për shtyp, raporton Si-En-En.

Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa njerëz kanë humbur jetën, por sipas shefit të policisë së Hjustonit, Noa Diaz, katër persona kanë qenë në helikopterin privat "Robinson R44".

Kryebashkiaku tha se helikopteri me gjasë ka fluturuar nga aeroporti "Elington" i cili ndodhet rreth 27 kilometra në jug të vendit, por destinacioni hëpërhë nuk dihet.

"Kjo është një ngjarje tragjike dhe një humbje tragjike e jetëve”, tha shefi i policisë në Hjuston, Diaz, ndërsa prefekti i komunës Vajtmir konfirmoi se njerëzit që jetojnë në afërsit të vendit të aksidentit janë të sigurt.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR